Përshkrimi
Tekst shkollor për arsimin e mesëm dhe profesional, i miratuar nga MASR.
Autore: Alida Kondi
ISBN: 978-99956-18-82-7
L295.00
Teksti është hartuar bazuar në programin e modulit “Guida turistike”, modul me karakter profesional. Nëpërmjet këtij libri nxënësi ka mundësi të marrë njohuri në lidhje me industrinë e kohës së lirë dhe turizmit dhe të fokusohet e të thellohet më tej në aftësimin në lidhje me drejtimin (guidimin) e një grupi turistik. Nëpërmjet informacionit që merret për industrinë e kohës së lirë dhe turizmit, nxënësi do të orientohet për një karrierë të mundshme në këtë industri, ku mundësitë e punësimit janë të shumta. Nxënësi njeh në mënyrë të veçantë një nga profesionet e kësaj industrie, profesionin e drejtuesit të grupit turistik (guiderit turistik). Libri i shërben kurrikulës me zgjedhje të lirë në gjimnaz. Nëpërmjet tij, nxënësi do të realizojë një detyrim të përcaktuar në planin mësimor të shkollës së mesme, rubrikën e moduleve profesionale. Në platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital do të gjeni materiale.
Tekst shkollor për arsimin e mesëm dhe profesional, i miratuar nga MASR.
Autore: Alida Kondi
ISBN: 978-99956-18-82-7
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime