Përshkrimi
Houp Mekena-Smith, tashmë në moshën tridhjetë e gjashtëvjeçare, ka kaluar disa ngjarje shumë të trishtuara në jetën e saj. Ka humbur të ëmën nga kanceri. I shoqi e braktisi. Llogarinë bankare i ka pothuajse të zbrazur. Ëndrrën e saj për t’u bërë avokate e ka harruar prej kohësh. Po përpiqet të mbajë në këmbë biznesin familjar që është në prag të dështimit në Keip Kod dhe po rrit me sakrifica të bijën: një adoleshente e trazuar.
Mejmi, gjyshja e dashur e Houpit, e lindur në Francë, po largohet nga kjo botë mes mjegullës së Alzajmerit. Por, në një çast të rrallë kthjelltësie, Mejmi e kupton se, nëse nuk i tregon Houpit për të kaluarën, sekretet që ajo ka mbajtur për kaq shumë vite, shumë shpejt do të humbasin përgjithmonë. Si rastësisht, ajo zbulon fragmente misterioze të një historie tragjike në Parisin e Luftës së Dytë Botërore. Me një listë emrash në dorë, Houpi niset për në Francë për të zbuluar një mister shtatëdhjetëvjeçar.
Ajo që vijon është “historia magjepsëse dhe plot ndjenja të forta e brezave që luftojnë për të mbijetuar (Publishers Weekly), teksa Houpi bashkon pjesë-pjesë të kaluarën e gjyshes së saj. Duke zbuluar ngjarjet e tmerrshme të Holokaustit, ajo kupton vullnetin mahnitës të gjyshes për të duruar shumë në një botë të çmendur. Dhe për të ribashkuar dy të dashuruar, të ndarë nga tmerret e luftës, gjithçka që do t’i duhet është guximi dhe besimi.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime