SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Ekonomia 12

L628.00

Ekonomia 12

Ekonomia e tregut është një sistem në të cilin këmbimi dhe lëvizja e mallrave dhe shërbimeve orientohen nga veprimi i kërkesës dhe ofertës, nëpërmjet të cilave përcaktohet çmimi në tregje. Garantimi i konkurrencës reale e transparente ndërmjet aktorëve të tregut bëhet me anën e një sistemi ligjor e institucional, i ndërtuar në funksion të natyrës dhe logjikës së funksionimit të tregjeve. Ekonomia e tregut nënkupton ekzistencën e parave, pronës private, aktorëve ekonomikë, transparencën e tregjeve, iniciativën e lirë, sigurinë dhe shtetin ligjor. Një ekonomi tregu e pastër dhe ideale, në të cilën konkurrenca është në nivelet 100% të kërkesave të saj, është e vështirë të realizohet. Raportet ndërmjet shtetit dhe tregut, lirisë ekonomike dhe monopoleve, ekonomisë formale dhe joformale etj., vazhdojnë të përcaktojnë dallimet në politikat ekonomike dhe debatet socio-ekonomike dhe ideologjike. Në platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital do të gjeni video, ushtrime interaktive, teste, përgjigjet e ushtrimeve dhe kureshti për ekonominë në tërësi.

Përshkrimi

Tekst shkollor për arsimin e mesëm, i miratuar nga MASR.
Autore: Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, Merita Shuka, Junior Achivment
ISBN: 978-9928-08-347-0

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Ekonomia 12”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '