Përshkrimi
Tekst shkollor për arsimin e mesëm, i miratuar nga MASR.
Autore: Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, Merita Shuka, Junior Achivment
ISBN: 978-9928-08-347-0
L757.00
Ekonomia e tregut është një sistem në të cilin këmbimi dhe lëvizja e mallrave dhe shërbimeve orientohen nga veprimi i kërkesës dhe ofertës, nëpërmjet të cilave përcaktohet çmimi në tregje. Garantimi i konkurrencës reale e transparente ndërmjet aktorëve të tregut bëhet me anën e një sistemi ligjor e institucional, i ndërtuar në funksion të natyrës dhe logjikës së funksionimit të tregjeve. Ekonomia e tregut nënkupton ekzistencën e parave, pronës private, aktorëve ekonomikë, transparencën e tregjeve, iniciativën e lirë, sigurinë dhe shtetin ligjor. Një ekonomi tregu e pastër dhe ideale, në të cilën konkurrenca është në nivelet 100% të kërkesave të saj, është e vështirë të realizohet. Raportet ndërmjet shtetit dhe tregut, lirisë ekonomike dhe monopoleve, ekonomisë formale dhe joformale etj., vazhdojnë të përcaktojnë dallimet në politikat ekonomike dhe debatet socio-ekonomike dhe ideologjike. Në platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital do të gjeni video, ushtrime interaktive, teste, përgjigjet e ushtrimeve dhe kureshti për ekonominë në tërësi.
Tekst shkollor për arsimin e mesëm, i miratuar nga MASR.
Autore: Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, Merita Shuka, Junior Achivment
ISBN: 978-9928-08-347-0
Erelda Loca –
Informacion i qarte dhe i sakte
Erelda Loca –
Cdo gje e mire shpjeguar dhe e shoqeruar me shembuj qe E bejne me te lehte marjen e informacionit