SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Dollia: Lartësimi shpirtëror në mikpritjen shqiptare

L700.00

Autori: Sherif Bundo

Lloji i librit: Manual në katër gjuhë
Nr. i faqeve: 94 faqe
ISBN: 9789928087461

Përshkrimi

Mikpritja shqiptare është e veçantë. Kurorëzimi i saj realizohet me një institucion unik, tradicional, të lashtë, klasik dhe modern, që quhet Dolli. Është një kryevepër e ngritjes në piedestal të miqve, të të ftuarve apo vizitorëve në sofrat shqiptare. Dollia është kulmi i mikpritjes, gëzimit dhe haresë, që synon lartësimin shpirtëror të të dy palëve, palës pritëse dhe miqve, në një event, gosti, dasmë, ceremonial, apo çdo festim tjetër. Ajo garanton mirëfunksionimin e sofrës dhe nuk lejon shthurjen apo anarkinë në kushtet edhe të përdorimit të alkoolit. Në këtë manual do të gjeni mekanizmin se si funksionon ky institucion që do t’ju udhëheqë të bëheni edhe vetë promotor të dollisë, lider që të udhëhiqni dialogun në një sofër/tryezë, dhe që do të pasurojë shpirtin tuaj. Shkruar dhe përkthyer në katër gjuhë, “Manuali për dollinë” i Prof. Dr. Sherif Bundos, është dhurata më e bukur për miqtë dhe të dashurit tuaj. E gjeni në të gjitha libraritë e vendit si dhe mund ta blini online. Lexojeni dhe përdoreni Dollinë që ti bëni akoma më të bukura dhe më emocionale festat tuaja!

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Dollia: Lartësimi shpirtëror në mikpritjen shqiptare”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '