Përshkrimi
Ju tashmë, e njihni Arian çamarroke që s’lë dy gurë bashkë. Kësaj here, sigurisht me të vëllanë përkrah, meqë shtëpia e kujdesit është përmbytur, kanë shkuar të jetojnë te apartamenti i Adelës dhe i Noldit, një çift i ri tejet interesant që ende nuk po marrin guximin të mendojnë seriozisht për të ardhmen e përbashkët. Bashkëjetesa me çiftin e ri është një aventurë e pambarimtë, që shkon paralel me përpjekjet e Arias për të riparuar shtëpinë e kujdesit. Askush nuk ia ka caktuar këtë detyrë. Në fund të fundit, është shumë e vogël. Por ajo nuk pret t’i japin detyrë për të bërë gjërat që i ka për zemër.
Duke jetuar me Adelën dhe Noldin, Aria arrin të pikasë dashurinë e tyre të thellë dhe dëshirat e fshehura që ata vetë nuk kanë guximin t’i shprehin. Kështu, detyrat e Arias bëhen dy: veç këmbënguljes për ta bërë sërish të banueshme shtëpinë e kujdesit në mënyrë që fëmijët t’i kthehen jetës së tyre normale, Aria dëshiron edhe që të bëjë realitet ëndrrën e heshtur të Adelës dhe të Noldit për të ndërtuar folenë e tyre të dashurisë, familjen.
A do t’ia dalë një çamarroke si Aria që përpiqet t’i bëjë gjërat fët e fët? Le të udhëtojmë edhe ne me Arian dhe personazhet e tjera, mes situatave të papritura dhe humorit, për të shijuar këtë përvojë.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime