SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Abetare, Hap pas hapi

L523.00

Abetare

Teksti Abetare Hap pas hapi është konceptuar, organizuar dhe shtjelluar sipas parimit që “të lexuarit është rezultat i zbatimit të parimit alfabetik të gjuhës sonë, që të mësuarit e leximit bëhet përmes deshifrimit – zbërthimit të përbërjes tingullore a shkronjore të fjalës – dhe identifikimit – dallimit, veçimit a përcaktimit – të fjalëve, që çon në të kuptuarit e tyre, që identifikimi i fjalëve nuk është aspak një gjëegjëzë, po një gjë që mësohet gradualisht…, që në klasë të parë automatizimi i njohjes së fjalëve kërkon dhe është rezultat i ushtrimeve sistematike të lidhjeve midis shkronjave dhe tingujve dhe jo rezultat i fiksimit në kujtesë të fotografisë së formës së fjalës që kërkohet nga metoda globale”. Prania në Pasabetare e llojeve të ndryshme të teksteve do të zgjerojë, gjithashtu, kompetencën gjuhësore të nxënësve për lexueshmëri më të lehtë në të ardhmen dhe sidomos aftësitë e tyre  për të shkruar/hartuar subjekte me brendi të ndryshme. Konceptet e të lexuarit e të shkruarit (ndër më qendroret dhe më të rëndësishme në tekst) pasqyrojnë treguesit e dijes së sotme në këtë lëmë, ndaj do të jenë më funksionalë në raport me fëmijën, të folurit dhe të shkruarit e tij. Sipas autorit “…të dish të lexosh, nuk do të thotë të dish të lexosh shkronjat; të dish të lexosh, do të thotë të lexosh e të kuptosh një letër, një dokument, një album, një gazetë, një libër etj.”.

Përshkrimi

Ky tekst është i miratuar nga MASR. Shoqërohet me fletore pune.
Autor: Akademik Bahri Beci
ISBN: 978-99956-93-44-2

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Abetare, Hap pas hapi”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '