SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Letërsi Teknologji Edukim

L1,000.00

Autore: Prof. asoc. dr. Edlira Macaj, Prof. dr. Dhurata Shehri
ISBN: 978-9928-08-624-2
Nr. i faqeve: 291

Përshkrimi

Punimi “Letërsi & Teknologji & Edukim” eksploron integrimin e teknologjisë në mësimdhënien e letërsisë, duke ofruar një qasje inovative për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve. Ai përfshin një studim të detajuar mbi kontekstin edukues në Shqipëri, analizën e didaktikës dhe propozimin e metodave të reja për orët mësimore.

Në punim kërkohen përgjigjet e pyetjeve si: çfarë nënkuptojmë me termin teknologji në kontekstin e lëndës së letërsisë; a nevojitet dhe pse nevojitet? Si ndërfutet teknologjia konkretisht në mësimdhënie? Si paraqitet situata e mësimdhënies në arsimin parauniversitar dhe universitar lidhur me letërsinë? A mund dhe a do të aplikohen modelet e reja në funksion të të mësuarit efikas të letërsisë për shkollat e mesme? A ndihmon ende edhe mё tej letërsia nё komunitet dhe si?

Teksti përbëhet nga katër pjesë kryesore:

  1. Analiza e teknologjisë dhe edukimit: Roli i aktorëve kryesorë në arsimin shqiptar dhe vlerësimi i teknologjisë nga mësuesit, studentët dhe nxënësit.
  2. Integrimi i teknologjisë në mësim: Strategjitë dhe modelet për aplikimin e mjeteve teknologjike në mësimdhënien e letërsisë.
  3. Antologjia e materialeve letrarë: Propozime për vepra dhe metoda që mund të integrohen në programet mësimore.
  4. Udhëzuesi praktik: Aktivitetet edukative që ndihmojnë në orientimin e nxënësve drejt vlerave universale, duke inkurajuar tolerancën dhe mirëkuptimin.

Ky punim synon të mbushë hendekun mes praktikave tradicionale dhe nevojave të brezit digjital, duke promovuar një mësimdhënie efikase dhe kritike në epokën e teknologjisë.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Letërsi Teknologji Edukim”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '