Përshkrimi
Personazhi kryesor i kësaj novele quhet thjesht Kandidati për kandidat, një qenie pa emër të vetin, që përfaqëson të gjithë ata individë që ndodhen në fazën e përhershme të pritjes, të provimit, të miratimit nga lart… Kjo është një novelë që i tejkalon kufijtë e satirës klasike dhe hyn në territorin e një tragji-komedie politike, ku e qeshura zëvendësohet me një buzëqeshje të trishtuar, dhe ironia përthith dhimbjen e heshtur të të gjithë atyre që janë “kandidatë për të qenë”, por kurrë nuk bëhen pjesë e lojës. Një vepër brilante, që i flet jo vetëm Shqipërisë së sotme politike, por edhe gjithë shoqërisë, e cila duhet të bazohet te vota e lirë dhe konkurrenca e ndershme.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime