Description
Nga Onasisi te Gejtsi, Xhobsi, Bafeti e Masku, nga “Huawei”, “Alibaba”, “Amazon” e “Facebook”, te Brensoni, me perandorinë “Virgin”, e deri te revolucioni i inteligjencës artificiale, sukseset duken si përralla moderne, por, në prapaskenë, fshihen drama të padukshme. Janë histori të lindura nga guximi i çmendur, net pa gjumë dhe vendime që rrezikojnë gjithçka.
Çdo triumf fsheh një dështim mbresëlënës, çdo perandori nis si një ëndërr e pamundur. Aty ku të tjerët ndiejnë rrezik, ata shohin mundësi. Aty ku shumica dorëzohen, ata shkojnë përtej.
Ky libër zbret në labirintet e errëta të suksesit, duke treguar jo vetëm majën e ndritshme, por edhe hapat e dhimbshëm që të çojnë drejt saj, duke zbuluar jo vetëm majën e ajsbergut, por edhe
thellësitë e errëta që duhen kaluar për të arritur atje. Pasi suksesi nuk është shteg i ndriçuar, por lojë e rrezikshme, një duel me fatin, një mister që të thërret të zbulosh se çfarë fshihet pas perdes.
Dhe, ndonjëherë, ajo që gjen është më tronditëse se vetë triumfi.








Reviews
There are no reviews yet.