SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Portret gjysheje

Original price was: L650.00.Current price is: L520.00.

Autore: Sonila Strakosha

Shtëpia Botuese MediaPrint
Botimi i dytë, 2025
ISBN: 9789928088420

Përshkrimi

Kam mall për shtrëngimin tonë! Ndodh rrallë ta ndiej ledhatimin tënd, që tashmë u përket kushedi çfarë shqisave hyjnore. Rastet kur më prek me sy dhe ikën janë më të shumtë. Mirupafshim, të pres përsëri! Sa gjëra kam për të thënë, por mbase ti i di! Bëhesh dritë, ndoshta po largohesh në një vend me shkëlqim verbues ku dëgjohen motive këngësh të dashura. Ngatërrohesh me rrezatim mrekullie duke lënë pas jehonën e zërit, paqësinë e syve, të cilët më thonë:”Shko përpara me kujdes por dhe guxim, me qëndrimin e drejtë, e palëkundur, kërko të jesh e lumtur!”. Dhe unë çel sytë.Më bëhet sikur shtrati lëkundet pak, ndiej sikur një prekje më qëndron mbi Ti kthehesh në dritë, unë hap sytë  mendoj: “Të jetë ëndërr a të jetë, jetë?”.
Dhe unë çel sytë. Kam mall për shtrëngimin tonë! Ndodh rrallë ta ndiej ledhatimin tënd, që tashmë u përket kushedi çfarë shqisave hyjnore. Rastet kur më prek me sy dhe ikën janë më të shumtë. Bëhesh dritë, ndoshta po largohesh në një vend me shkëlqim verbues ku dëgjohen motive këngësh të dashura.
Ngatërrohesh me rrezatim mrekullie duke lënë pas jehonën e zërit, paqësinë e syve, të cilët më thonë:”Shko përpara me kujdes por dhe guxim, me qëndrimin e drejtë, e palëkundur, kërko të jesh e lumtur!”. Nuk të kam folur me zë të lartë thuajse asnjëherë gjatë ëndrrës, por me zë zemre gjithmonë të kam thënë: “Të dua shumë, mami Liria, nëna ime e butë, nëna ime e mirë, nëna ime e shtrenjtë!”.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Portret gjysheje”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '