Përshkrimi
Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një principatë e mrekullueshme, ku njerëzit, kafshët, zanat e malit dhe nimfat e ujit jetonin të lumtur e në harmoni me natyrën! Ushtri të shumta ishin përpjekur ta
pushtonin, por nuk ia kishin dalë mbanë, pasi kjo principatë fshihte një sekret në bjeshkët e saj. Por një ditë, një pasha i lig do të arrinte ta sundonte, duke e kthyer në një vend të trishtë. Në këtë principatë jetonte një vashëz e bukur, e cila dikur kish shpëtuar një dre të porsalindur. Zanat e kishin pagëzuar me bukuri përrallore. Po aq të bukur, ajo kishte edhe zemrën. Mes aventurash e peripecish, vashëza së bashku me drerin, do t’iu rikthenin banorëve lirinë, diellin dhe shpresën. Për të zbuluar sekretin që fshihet në bjeshkët e këtij vendi magjik, ju ftoj të udhëtojmë së bashku në përrallën e Perlës dhe drerit të saj. Me dashuri nga Elia
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime