Përshkrimi
“Mes jush jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë. Ai vjen në duart e lexuesve dhe të artdashësve të muzikës në një çast të trishtë, pasi vetëm pak kohë me parë humbëm fizikisht Jorgo Papingjin, mjeshtrin e metrikës dhe të fjalës së bukur shqipe. Në libër përfshihet krijimtaria më e begatë e njërit prej tekstshkruesve më të dashur në historinë e Këngës Shqiptare. Është një libër me përmbledhje poezish të muzikuara e të përzgjedhura me kujdes, që vijnë prej korpusit të krijimtarisë tejet mbresëlënëse të Papingjit.
Veç përmbledhjes së krijimtarisë së tij më të mirë të më shumë se 50 viteve, ky botim është konceptuar edhe si libër memuaristik. Ai vjen si homazh e nderim për autorin. Plot miq e bashkëpunëtorë të Jorgo Papingjit janë përfshirë në këtë libër ku kanë ndarë kujtime, ndjesi, emocione dhe mbresa, duke e plotësuar dhe shpërfaqur edhe më të plotë profilin e poetit në të gjitha dimensionet, jo vetëm si artist, por në radhë të parë si Njeri.
Ky libër është një dhuratë brezash, medoemos i nevojitet bibliotekës suaj.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime