Përshkrimi
Ky libër i kushtohet Ajnshtajnit dhe veprës së tij me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit. Viti 1915 është tepër i veçantë për fizikën, kozmologjinë dhe gjithë historinë e shkencës. Në nëntor të këtij viti, Ajnshtajni publikoi ekuacionet e fushës për shpjegimin e dukurive të ndryshme të lidhura me gravitetin. Viti 2015 është konsideruar si viti i 100 vjetorit të krijimit nga Ajnshtajni i Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit (TPR), e cila ka mbetur ende e freskët në “prodhimtarinë” shkencore. Ide qendrore e saj mbetet fakti që hapësira dhe koha janë dinamike dhe të lidhura ngushtësisht me materien, praninë e saj.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime