SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Kinezët e fundit

L700.00

Autor: Petrit Xhaferi
ISBN: 9789928086594

Përshkrimi

Në regjimentin fortifikues në Paradis, me ndihmën e specialistëve kinezë ndërtohet një objekt  ushtarak me rëndësi të veçantë. Në atë objekt caktohet për të punuar Ben Heta, që sapo ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës. Beni zgjidhet sekretar i komitetit të rinisë të regjimentit dhe meqenëse zotëron gjuhën ruse nis punën edhe si përkthyes dhe shoqërues i grupit të specialistëve kinezë. Emërimi i Benit përkon me periudhën e luftës ndaj shfaqjeve të huaja dhe qëndrimet liberale ndaj tyre. Komisari i regjimentit Alo Kapetani rrëmben “flamurin e luftëtarit” dhe organizon disa veprimtari, që tregojnë qartë nivelin e tij. Mënyra se si ai kërkon të zbatojë udhëzimet që vijnë nga organet eprore e bëjnë atë qesharak. Puna e përditshme me specialistët kinezë bën të mundur që Beni të krijojë një afërsi me përgjegjësin e grupit të specialistëve kinezë, Sunin. Suni i tregon Benit për marrëdhëniet që ka pasur me komandantin e regjimentit, me të cilin kanë qenë studentë në një akademi ushtarake në Moskë. Ai e njeh Benin me buletinin e Ambasadës Kineze në Tiranë, ku shprehen pikëpamjet e qeverisë kineze për ngjarjet në vendin e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë shqiptare. Duket se marrëdhëniet midis dy vendeve janë ftohur dhe pas një periudhe të shkurtër kinezët largohen nga Shqipëria.

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '