SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Joga – Arti i të jetuarit

L700.00

Autore: Sui Thanasi
ISBN: 978-9928-08-610-5

Kategoria:

Përshkrimi

Ne kemi bindjen se mendja funksionon vetë në mënyrë automatike dhe individi është i pafuqishëm përballë saj, megjithëse e di se çfarë i bën mirë dhe keq.
Po sikur të kishte një mënyrë për të marrë situatën në dorë, duke kuptuar që mendja ka atë fuqi së cilës ne i japim. Po sikur të kuptonim që mendja është thjesht instrument dhe jemi ne ata që e drejtojmë? Lind pyetja kush jemi ne? Jogit e lashtë përpara mijëra viteve i kanë dhënë përgjigje kësaj pyetje nëpërmjet seancave të gjata e të thella të meditimit. Sipas tyre, përtej mendjes, trupit, përtej frymës sonë ekziston një bosht i cili nuk ka lindur ndonjëherë dhe as nuk vdes. Ky bosht pa formë dhe pa përmasa është i njëjtë me natyrën e universit dhe çdo gjëje tjetër që na rrethon. Për të patur një raport të mirë me këtë pjesë të rëndësishme të secilit prej nesh, jogit sugjeruan praktika të ndryshme të cilat ndikojnë në sistemin psiko-fizik të individit dhe me kalimin e kohës ndihmojnë jo vetëm për të na bërë të ndihemi më të fortë fizikisht, më të mprehtë mendërisht dhe më të ekuilibruar emocionalisht, por për të arritur harmonizim mes vetes sonë, me njerëzit e tjerë, me kafshët dhe çdo gjë tjetër në natyrë, duke kuptuar që ne jemi pjesë e pandashme e saj.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Joga – Arti i të jetuarit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '