SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

E vërteta mbi procesin Andreoti

L1,000.00

Autorë: Gian Carlo Caselli, Guido Lo Forte
Përkthyer nga: Zamir Poda
ISBN: 9789928087256

Numri i faqeve: 172
Publicistik, politik

Përshkrimi

Iu rrëzuan akuzat Xhulio Andreotit për bashkëpunim me Cosa Nostra-n?
Edhe sot e kësaj dite shumëkush e beson këtë.
Ky libër shpjegon se si kanë rrjedhur në të vërtetë ngjarjet.
Dhe pikërisht nga nevoja për të vërtetën, lindi ideja e këtij libri mbi procesin Andreoti,
i cili u nis nga Prokuroria e Palermos në marsin e vitit 1993 dhe përfundoi më 15
tetor 2004 me vendimin final të Gjykatës së Kasacionit, e cila mbeti ndër vite në
qendër të polemikave të egra dhe të zhurmshme politiko-mediatike.
… Edhe pas më shumë se dhjetë viteve nga përfundimi i këtij procesi gjyqësor, edhe
pas pesë viteve nga vdekja e të pandehurit, besojmë se është e dobishme të
rindërtojmë etapat e një ngjarjeje që, përtej përfundimeve të procesit dhe të
përgjegjësive të veçanta penale, na lejon të kuptojmë disa aspekte thelbësore të
historisë së vonë të vendit tonë…
Rreth autorëve
Gian Carlo Caselli ka qenë hetues në Torino, ka drejtuar prokurorinë e Palermos
dhe më pas në Torino ka qenë Prokuror i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit.
Aktualisht drejton Observatorin e Coldiretti-t mbi kriminalitetin në bujqësi dhe mbi
“agromafien”.
Guido Lo Forte për më shumë se tridhjetë vjet ka kryer funksionin e prokurorit në
Palermo; në fillim si ndihmësprokuror dhe më pas zëvendësprokuror, ndërsa më
vonë ka qenë kryeprokuror në Mesina. Së bashku me kolegë të tjerë të hetimit
antimae të Palermos, ka kryer hetimet mbi bazën e deklarimeve të të penduarve, që
sollën procesin për kryeministrin Xhulio Andreoti.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “E vërteta mbi procesin Andreoti”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '