Përshkrimi
Nëpërmjet një rrëfimi mjeshtëror që ndërthur realitetin me trillimin letrar, me romanin me titull “Diamanti”, Alfred Peza na çon drejt lëndinave magjepsëse të një bote që ekziston jo vetëm në hartat gjeografike, por edhe në thellësitë e shpirtit njerëzor. Përmes një qasjeje të realizmit magjik, autori na sjell një histori befasuese, e cila ka fuqinë që ta shndërrojë këtë libër në një platformë të fuqishme motivimi për këdo që është në kërkim të një ndryshimi rrënjësor në jetën e tij. Në këtë botë ku gjithkush vrapon drejt realizimit të ëndrrës, ajo më e guximshmja prej tyre lidhet me përjetësinë. Pakkush është i gatshëm ta paguajë çmimin për të kaluar nëpër shtegun e pamëshirshëm të presionit, që e shndërron jetën e tyre në diamant. Duke e kërkuar atë deri në fund të botës, ky roman do t’ju befasojë kur t’ju tregojë se sa pranë e keni Diamantin tuaj.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime