SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Curvid 19

L1,000.00

Autor: Pandi Laço
ISBN: 978-9928-08-661-7

Përshkrimi

“Veni, vidi, vici”. Diku ma kishte zënë veshi një shprehje të tillë dhe procesori i trurit filloi të shfletojë në kujtesë. Nuk e mundova shumë mendjen, sepse menjëherë më erdhi imazhi i Jul Çezarit dhe “Jetë paralele” i Plutarkut. Mes fragmenteve të shkrimit dhe pistës së aeroportit, një gjysmë rrokje reklame e pijes më të famshme në botë.
“Coca-cola” bashkëngjitej në hapësirë me fjalën e mesit, “vidi”. Co-vidi! E habitshme! Edhe njëherë ngula sytë në shprehjen e famshme, veçse këtë herë me sytë e mendjes lexova “Veni, co-vidi, vici”. Nuk ishte as një fiksim i imi, as një lojë e sajuar nga një tru i lodhur, por nga pozicioni i poltronit ku isha ulur shihej pikërisht kështu.
Nuk doja t’i rrëfeja Marsit çfarë lexonin sytë e mi. Me siguri do të më quante supersticioz e paranojak.
“Mos vallë ky virus do të na mundë lehtësisht…?”- më erdhi instinktivisht të pyesja veten.

Vlerësime

Pandi Laço – një autor i televizionit në tehun e letërsisë serioze! Një histori në prag të pandemisë së Covid – 19, që vendos personazhe e ngjarje imagjinare, në një realitet të jetuar nga secili prej nesh.
Me sa duket, autori, në kushtet e një izolimi, vë në lëvizje ingranazhin e fantazisë, për të sjellë te lexuesi jetë e fate njerëzore, pa rënë në kurthin e fatalitetit.
Protagonisti është një artist me sindromën Asperger, që i duhet të përballet njëkohësisht me katastrofën sociale së cilës i mbivendosen detajet e sindromës, që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.
Romani është i mbushur me vërtetësi dhe pa letrarizma. Gjuha e përdorur të përfshin.
Stili i përzgjedhur nga autori të rrëmben si një bisedë e ngrohtë mes miqsh dhe të bën të ndihesh sikur je pjesë e grupit pa u shkëputur nga ngjarja, duke ecur krah për krah me personazhet!
Natasha Lako, shkrimtare

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Curvid 19”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '