Përshkrimi
“Berlin 1961” është shpallur libri më i mirë i vitit 2023 nga revista “The New Yorker”. Një roman autobiografik që rrëfen se çfarë ndodh kur lidhjet e tensionuara familjare tendosen deri në pikën e këputjes nga politika e një kombi të ndarë. Ngjarjet zhvillohen në Gjermaninë e viteve 1960. Familja Arent, që jeton në Gjermaninë Lindore, ka humbur djalin e madh, Konradin, i cili është larguar në Gjermaninë Perëndimore, më e lirë dhe më e pasur sesa Lindorja. Ajo rrezikon të humbë edhe djalin tjetër, Ulin, që dëshiron po ashtu të largohet. Debatet nisin kur vajza e vogël e familjes, Elizabeta, mëson se Uli ka planifikuar arratisjen. Elizabeta e vuan shumë ndarjen nga i vëllai. Ata janë thuajse moshatarë dhe tejet të afërt me njëri-tjetrin, e adhurojnë njëri-tjetrin, bëjnë gjithçka së bashku. Ajo bën çmos që i vëllai të mos largohet, madje mendon ta denoncojë atë. A do të arrijë Elizabeta ta bindë Ulin që të heqë dorë, të paktën përkohësisht, nga qëllimi i tij? Një libër i gjallë dhe intrigues që tregon se si është përjetuar komunizmi në Gjermani nga rinia e asaj kohe. Por ndryshe nga komunizmi në Shqipëri, atje ishte më e vështirë, pasi vendi u nda në dy pjesë dhe dëshira e njerëzve për t’u larguar në gjysmën tjetër, ku liritë dhe të drejtat e njeriut respektoheshin, ishte shumë e madhe.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime