SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Barnatorja e humbur

L1,250.00

Autore: Sarah Penner
Përkthyese: Manjola Nasi
ISBN: 978-9928-08-511-5
Një histori e harruar. Një rrjet sekret grash. Një rrëfenjë për helme e hakmarrje. Mirë se vini në “Barnatoren e humbur”
Bestseller në “New York Times”.
Nominuar për “Goodread Choice Award”

Përshkrimi

Fshehur në thellësitë e Londrës së shekullit XVIII, një barnatore sekrete ka klientë të pazakontë. Gratë e gjithë qytetit flasin me pëshpërima për një njeri misterioz me emrin Nela, e cila shet helme të maskuara mirë. Po fati i barnatares vihet në rrezik kur klientja më e re, një 12-vjeçare e shkathët, bën një gabim të rëndë, duke shkaktuar një varg pasojash që ndihen nga shekulli në shekull.
Ndërkohë, në Londrën e ditëve të sotme, historiania Karolinë Parsiuell po e kalon vetëm 10-vjetorin e martesës, gjendur në një situatë të vështirë. Kur i bie rastësisht në dorë diçka për vrasjet e pazgjidhura që tronditën Londrën dyqind vjet më parë, jeta e saj ndesh jetën e barnatares në mënyrë krejt të papritur dhe dikujt nuk do t’i shkojnë punët mirë.
E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, “Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Barnatorja e humbur”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '