SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Abetare

L1,600.00

Autore: Linda Mëniku, Persida Asllani, Dhurata Shehri, Lindita Rugova
ISBN: 978-9928-08-619-8

Kategoritë: , Tag:

Përshkrimi

ABETARE ALTERNATIVE – është konceptuar si një  udhëtim magjepsës në gjuhën e bukur shqipe ku mësimi, fantazia dhe imagjinata fëminore gërshetohen së bashku për ta shndërruar përvojën e punës me të në një aventurë të paharrueshme. Ajo nuk synon thjeshtë mësimin e alfabetit, por dashurinë për gjuhën shqipe, si dhe dashurinë për librin, për leximin si përvojë zbuluese e estetike.
Kjo ABETARE ALTERNATIVE sjell përvojat më të mira evropiane, duke i përfshirë fëmijët në botën komplekse të komunikimit gjuhësor, me një gërshetim të aftësive bazë të së folurës, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit.
Një nga risitë është rrëfimi i një historie që i lidh të gjitha pjesët në mënyrë të harmonishme përmes lojërave, aventurave dhe zbulimeve të 4 personazheve të saj, që janë heronjtë e këtij udhëtimi në 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqip. Historitë dhe aventurat e tyre, të shkruara nga autoret enkas për këtë libër, krijojnë një mjedis motivues dhe gjithëpërfshirës, që e ndihmon procesin e të nxënit, si dhe i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësitë afektive, imagjinatën dhe përmasën sociale të ndërveprimit fëminor.
Falë kësaj metode, fëmijët do të jenë në gjendje të lexojnë tekste të plota ende pa e përmbyllur të gjithë procesin e të nxënit të shkronjave. Përmes tekstesh të shkuara në mënyrë specifike, ata do të lexojnë me lehtësi e kërshëri pjesë të vogla letrare që nga shkronja e 22-të e deri në fund të kësaj abetareje, duke përfshirë edhe leximet antologjike në përmbyllje të saj.
Lehtësisht e përdorshme, me fletoren e punës të integruar në të, me një aparat konceptual që përputhet me moshën e fëmijëve, me një sistem harmonik e interaktiv të elementeve të gjuhësisë dhe specifikave gjuhësore të shqipes, me një aparat didatik të efektshëm, kjo është një ABETARE FRYMËZUESE për fëmijët e shekullit 21-, për të cilët bota do të jetë hapësira e zbulimeve të paharrueshme, e ndjesive të hareshme dhe e përvojave mbresëlënëse.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Abetare”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '