SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

133 iluministë të sportit shqiptar

L1,500.00

Autor: Irfan Rama

ISBN: 9789928087324

Përshkrimi

“133 iluministë të sportit shqiptar” janë 133 personalitete të shquar të sportit shqiptar, që me talentin, punën e jashtëzakonshme dhe përshfaqjet e shkëlqyera i dhanë dritësim e madhështi sportit, i dhanë gëzim të papërshkrueshme sportdashësve shqiptarë.
Një histori sportive shumëplanëshe individësh që përfaqësojnë futbollin, basketbollin, volejbollin, atletikën, peshëngritjen, boksin, kikboksin, mundjen, çiklizmin, notin, vaterpolin, qitjen, hendbollin, shahun, pingpongun, karatenë e bejsbollin etj. Këta dinjitarë të shpërndarë anekënd Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë etj., kanë qenë e janë njerëz të thjeshtë e të kulturuar që kanë bërë e shkruar histori, janë sportistë të mëdhenj, trajnerë kombëtarë, trajner të huaj italianë e kroatë, profesorë të titulluar, drejtues sporti kompetentë, drejtorë sportivë klubesh të nivelit evropian, gjyqtarë ndërkombëtarë, gazetarë, themelues sportesh për herë të parë, shkollash sportive e gazetash kombëtare, komentatorë e erudit shumëdisiplinarë, studiues e botues librash, projektues e zbatues të shkëlqyer të ndërtimit të terreneve sportive të Shqipërisë në kohën e izolimit total 45-vjeçar, mjekë sportivë të kulturuar, mësonjës disiplinash sportive etj.
Historitë e tyre fillojnë që nga viti 1910 i shekullit XX e deri më sot në vitin 2024 dhe kanë një gjeografi tepër të gjerë në të gjitha trevat shqiptare. Ese, portrete, profile, dossier, reportazhe, intervista dhe histori njerëzore që kanë lënë gjurmë në historikun e sportit shqiptar dhe do mbeten përjetësisht në kujtesën e kombit shqiptar.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “133 iluministë të sportit shqiptar”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '