Koncepti i ndërtimit të platformës online të “Libri Digjital” Mediaprint
Të mësuarit reflekton botën në të cilën jetojmë, e cila ndryshon çdo ditë
Mediaprint ka krijuar dhe vijon të zhvillojë një projekt mjaft domethënës dhe bashkëkohor që e kemi pagëzuar me emrin Mediaprint online. Librat e Mediaprint tashmë gjenden jo vetëm në format të printuar, por edhe të digjitalizuar. Krijimi i platformës digjitale http://mediaprint.al/libridigjital është fillimi i një rruge të gjatë në këtë drejtim.
Zhvillimi i teknologjisë na ka krijuar mundësi për t’iu ofruar nxënësve dhe mësuesve mësime interaktive, komunikim digjital, trajnim në distancë etj., të cilat janë pjesë e vizionit tonë për të ardhmen e afërt.
Kjo platformë ka si qëllim që të ndihmojë të gjithë nxënësit të cilët kanë në duar një libër të http://libridigjital.com -Mediaprint të kenë akses dhe një përmbajtje shtesë për këtë libër.
Platforma është interaktive dhe nxënësit jo vetëm lexojnë, mësojnë, shohin ilustrimet por njëkohësisht kanë mundësinë që të provojnë se sa njohuri kanë nxënë nga mësimet përkatëse. Pas zgjidhjes të testeve përkatëse të lëndës nxënësit njihen me pikët e fituara.
Si funksionon platforma?
- Çdo nxënës regjistrohet me emër, mbiemër dhe numrin e librit te http://libridigjital.com- Mediaprint.
- Çdo nxënës ka librat e vet përkatës të cilët shtohen në vitrinën e tij.
- Kur nxënësi përzgjedh librin që do vazhdojë përballet me tri mundësi.
- Libri digjital – nxënësi ka mundësi të shfletojë librin në tablet, kompjuter, telefon sipas kapitujve përkatës të librit
- Testet – nxënësi për çdo kapitull të librit zgjidh testin dhe merr vlerësimin përkatës me pikë (Pikët regjistrohen në databasën e nxënësit dhe nuk ç’bëhen më. Mësuesi do ketë mundësinë të shohë pikët për secilin nxënës.).
- Videot – çdo kapitull ka videot përkatëse të cilat mund të jenë, shpjegime nga mësuesi i lëndës, shpjegime shtesë me video, skema me video apo dhe ilustrime të ndryshme, grafikë me video.
Pjesa teknike dhe hostimi
Platforma është e krijuar në gjuhën programuese “PHP” dhe të dhënat ruhen në “Maria DB”. Kjo platformë është e hostuar në Cloud hosting. Karakteristika e kësaj platforme është mundësia për zhvillim të mëtejshëm dhe mundësi për ta aksesuar në të gjitha pajisjet e mundshme, duke krijuar aplikacione për secilën pajisje, Android dhe iOS. Platforma mundëson API (Application programming interface) që mundëson integrim në çfarëdo platformë tjetër.
Administrimi
Platforma ka tri lloje përdoruesish, nxënës, mësues dhe administrator. Administratori shton të gjitha materialet në platformë. Nxënësi ka qasje në materialet dhe plotëson testet ndërsa mësuesi kontrollon testet dhe ka pasqyrën e nxënësit për testin e bërë.
I gjithë materiali ka mundësi të aksesohet online me lidhje interneti të cilësive të ndryshme nga më e ngadalta deri te ato që sigurojnë transferim të shpejtë të të dhënave duke siguruar aksesin online të librit.
Udhëzues digjital