Përshkrimi
Shantazhi, manipulimi dhe abuzimi seksual shndërrohen në mjete kontrolli mbi një vajzë adoleshente. Ajo hyri në këtë qorrsokak duke besuar naivisht te dashuria, e cila u bë kurthi i saj. Më pas çdo gjë u shndërrua në frikë, turp dhe kërcënim. Përpjekja e saj për të mbijetuar në një botë ku fjala mund të përdoret për të lënduar, ka aleat heshtjen. Po a të mbron heshtja? Herët a vonë të vërtetat e hidhura flasin. Dhe të shurdhojnë! Eja Simoni dëshmon dramën e një adoleshenteje, por sidomos atë të prindërve, të cilët ndonjëherë jeta i merr në vrullin e saj aq fort, egër e shpejt, sa harrojnë ndërkohë të vëzhgojnë çfarë po ndodh rrotull. Dhe kur kanë përballë fëmijën e tyre që nuk ankohet, nuk bërtet e nuk tërheq vëmendje, hezitojnë të ngrenë atë perde që fsheh të vërteta të tmerrshme. Fjalët mund të lëndojnë, por mungesa e tyre ndonjëherë është vrastare.








Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime