SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

PISA: Teste për shkencën

L850.00

Autorë: Prof. dr. Ethem Ruka, Prof. dr. Marenglen Spiro, Elsa Imeri
ISBN: 9789928087843
Nr. i faqeve: 196

Kategoria: Tag:

Përshkrimi

PISA është një program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve të moshës 15-vjeçare në tri fusha kryesore: shkencë, matematikë dhe lexim. Ai filloi të zbatohej për herë të parë në vitin 2000 dhe zhvillohet një herë në çdo tre vjet.
Për të siguruar një rezultat të mirë në vlerësimet e organizuara nga programi PISA nevojitet një punë sistematike dhe e organizuar. Nxënësit e përfshirë në testim, si dhe mësuesit e tyre, duhet ta vlerësojnë me seriozitetin më të madh periudhën përgatitore dhe ditën e testimit. Ata duhet të kuptojnë se ky vlerësim është njëherësh individual dhe përgjegjësi kombëtare, është po ashtu vlerësim për nxënësit dhe performancën e mësuesve të përfshirë në mësimdhënie, dhe po aq përgjegjësi edhe për strukturat që merren me organizmin e këtij kontrolli.
Korniza mbi të cilën bëhet vlerësimi i njohurive shkencore synon të kuptojë se sa i aftë është nxënësi të arsyetojë për një hulumtim shkencor, sa arrin ai të identifikojë konceptet kyçe të informacioneve shkencore, sa arrin të përshkruajë dukuritë natyrore në mënyrë shkencore, sa është në gjendje të interpretojë provat shkencore dhe të nxjerrë përfundime të qarta, si dhe sa i aftë është të gjykojë për ndikimin që kanë shkenca dhe teknologjia në shoqëri.
Shoqëria e sotme i vlerëson njerëzit jo thjesht për aq sa dinë, por në radhë të parë për sa dinë të bëjnë. Ky synim mund të arrihet përmes kultivimit të mendimit të lirë e kritik, bashkërendimit të njohurive, frymës së debatit dhe shpirtit të inovacionit.
Ky botim është një ndihmesë për këtë ndërmarrje të rëndësishme. Ai sjell modele testesh në fushën e shkencave natyrore të ndërtuara sipas programit PISA. Nëse nxënësit do të trajnohen paraprakisht me teste të tilla, është e sigurt se rezultatet tona kombëtare do të ngjiten më lart në shkallën e vlerësimit ndërkombëtar.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “PISA: Teste për shkencën”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '