Përshkrimi
Një tufë tregimesh përgjithësisht të shkurtra, çaste dhe ditë me përjetime shpesh të shpejta dhe fluturake, por që lënë gjurmë jo lehtësisht të harrueshme në ndërgjegje të dyzuara, në shpirtra të lënduar, në të tjerë të pavarur e të pamposhtur, në karaktere të thyeshme, në zemra të gjera, në mendje të lira, të mprehta, të hareshme…
Pena e Diana Çulit këtë herë e ka lënë derën e rëndë të romanit për të trokitur përsëri te një dashuri e saj e vjetër, tek tregimi, duke na sjellë këtë prozë të ndjeshme, me bukuri peizazhesh, brishtësi të ndjesive, me fraza të kursyera dhe me mendimin që lëvrin nëndheshëm.
Shpirti i Dianës ndihet në çdo rresht, në çdo fjalë, në çdo gjetje, në çdo fantazi, në çdo pikturë të një realiteti, që edhe pse nuk ngjan me të lexuesit, e ngacmon kaq shumë fantazinë dhe emocionin, sa shumë romane e histori me peshë nuk e bëjnë!
Shpesh shkrimtarët vendosin si pikë të fortë të tyre romanet, kur kanë një pikë po aq konkurruese edhe tregimet. I tillë është ky rast. Pas këtij botimi do të kërkoni të tjera tregime nga Diana Çuli.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime