SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Ditari i CEO-s

L1,400.00

Autori: Steven Barttlet
Përktheu: Teuta Baleta
ISBN: 9789928087621
Nr. i faqeve: 384

Përshkrimi

Ky nuk është një libër vetëm për strategjitë e biznesit. Strategjitë ndryshojnë si stinët. “Ditari i CEO”-s trajton diçka shumë më të qëndrueshme. Ky është një libër për rregullat themelore dhe të forta, për të ndërtuar gjëra të mëdha dhe për t’u bërë edhe vetë i madh.
Këto rregulla mund të vihen në zbatim nga çdokush, pavarësisht nga industria ku punon apo profesioni që ushtron. Mund të vihen në zbatim sot, por edhe pas 100 vjetësh. Ato i kanë rrënjët në psikologji, në shkencë dhe në shekuj kërkimesh e studimesh. Për t’i pohuar edhe më tej këto rregulla, Steven ka vrojtuar dhjetëra mijëra njerëz në çdo kontinent, të çdo grupmoshe dhe të çdo profesioni.

Kush është Steven Barttlet?
Ka qenë CEO, themelues, bashkëthemelues ose anëtar i këshillit drejtues të katër kompanive pararojë të industrisë që, së bashku, në kulmin e tyre, kanë arritur një vlerë prej më shumë se 1 miliard dollarësh. Aktualisht është themeluesi i “Flight Story”-t, një agjenci marketingu novatore; themelues i “Thirdweb”-it, një kompani programesh kompjuterike; si dhe themelues i fondit të investimit të emërtuar “Flight Fund”.
Në kompanitë e tij ka punësuar mijëra njerëz nga çdo cep i botës. Ka siguruar pothuaj 100 milionë dollarë investime për kompanitë e tij. Është investitor në më shumë se 40 kompani. Merr pjesë në këshillat drejtues të katër kompanive, dy prej të cilave janë aktualisht në ballë të industrive të tyre përkatëse, dhe është vetëm 30 vjeç.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Ditari i CEO-s”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '