Përshkrimi
Antologjia “Veshur me diell, mbathur me hanë”, me prirjen e saj të qartë për të nderuar traditën dhe kanonizuar avangardën, synon jo vetëm atë pakicë të publikut shqiptar, që ende e ndjek me vëmendje
kultivimin e poezisë lirike në shqip, por edhe audiencën masive e më pak të informuar.
Leximi i antologjisë “Veshur me diell, mbathur me hanë” duket se projekton ngadalshëm, por në mënyrë të plotë, dinamikën, kurbën e poezisë lirike në shqip, kohët kur janë shfaqur metaforat e freskëta dhe tropet e tjera inovative, mënyrat sesi arritjet e traditës janë përdorur për pika dislokimi. Mes dy periudhash lirie relative, është periudha e shtypjes absolute (prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, deri në
shembjen e diktaturës, në vitin 1992).
Pavarësisht nëntitullit, Antologji e poezisë moderne, përveç poetëve modernë, kjo përmbledhje përfshin edhe prekusorët e saj më të hershëm, si për t’ia gjetur rrënjët ankthit të influencës, thellë dhe
në një arbërishte të ndritshme. Përfshirja e prekusorëve – etër të kishës katolike – më shumë sesa homazh, duket provë dhe mesazh i vazhdimësisë së shprehjes letrare në atë gluhën tonë, sipas Buzukut.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime