
Shpërndarja Mediaprint
Rrjet i organizuar i shpërndarjes, i shtrirë në të gjithë Shqipërinë! Na gjeni kudo!
Një proces mjaft i rëndësishëm i kompanisë Mediaprint është shpërndarja e librit shkollor në kohën dhe vendin e duhur.
Kjo realizohet nëpërmjet një rrjeti të organizuar të shpërndarjes së librit, i shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe librarëve të specializuar për shitjen e librit shkollor. Rrjeti shtrihet në 35 rrethe, po kështu vetëm në Tiranë ka 32 pika shitjeje si dhe 15 pika shitjeje të shpërndara në bazë komunash në qarkun e Tiranës.