Përshkrimi
Ilir Arbana, një djalosh 20-vjeçar, i cili kishte mbaruar vetëm filloren. Ai ëndërron të arrijë në shkallën më të lartë të ëndrrës së tij, të bëhej një shkrimtar me famë. I pasionuar pas librave, me një diapazon të gjerë njohurish rreth autorëve të huaj botërorë, e bën letërsinë si miken me të vyer të tij. Ai tenton të trokasë nëpër dyert e zyrave të Komitetit Qendror të Partisë për të zënë vend në redaksinë e qytetit. Në kohën e komunizmit, ku skamja kishte pllakosur vendin, Ilir Arbana hedh idenë e kooperativës bujqësore. I ndodhur midis përpjekjeve për të ndryshuar fatin e tij dhe të atdhetarëve ndeshet me kundërshtime të forta të klasave.
Duelin më të fortë e kishte me sekretarin e Kolegjiumit, Nevruzin, i cili e kritikonte për shkrimet e tij. Për me tepër, Ilirit sikur nuk i mjaftonte që kritikohej për punën e tij, dashurohet me të motrën e Nevruzit, Menin.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime