Përshkrimi
Kur Madlena, bukuroshja e matur dhe melankolike e viteve ‘50, lë vendlindjen e saj për të ndjekur të shoqin në Kamerun, ajo e gjen veten të zhytur në një botë të huaj, të dhunshme, por edhe madhështore. Në Duala, gjatë një balloje, ajo takohet me Iv Prizhenin, një aventurier tërheqës. Por dekolonizimi po zhvillohet ndërkohë dhe shpall fundin e lojës, duke shfaqur kështu tensionin midis provincës së pasluftës dhe një Afrike ëndrrash.
“Një mënyrë për të dashur” ngjall forcën e dëshirave tona të fshehta dhe sjell në jetë takime nga një e kaluar që të përndjek deri në frymën e fundit. Ky roman shfaq portretin e një gruaje dhe të një epoke, plot delikatesë dhe nostalgji të ëmbël. Nga prekjet delikate e të pafundme, zbulohet e gjithë madhështia e jetës së një gruaje.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime