Përshkrimi
“Gjithçka që këta fëmijë kërkojnë pa fjalë, pa gjeste, në heshtje të plotë, por me gjithë shpirtin e tyre të pafajshëm, është ndjeshmëria dhe mbështetja jonë për ta. Sado të heshtur e anonimë qofshin në vuajtjen e tyre, për ta ne jemi familja e madhe. Nëse sot u japim dorën dhe mbështetjen tonë, nesër ata do mund të jenë të pavarur. Një rrugë e vështirë bëhet e lehtë, kur përpiqemi së bashkë. Vetëm kështu do ta bëjmë botën të dëgjojë dhe autizmin të flasë.
Në përmbyllje të këtij rrëfimi për kauzën time të jetës, Autizmin, mendoj se ky çrregullim, aq sa është pjesë e humanizmit, aq është edhe e aftësisë për të ëndërruar. Pas gjithë këtyre viteve përpjekjesh dhe pune, unë besoj fort se brenda çdo personi me autizëm, ka një forcë dhe një këmbëngulje për të mbijetuar. Që ta njohim këtë forcë duhet të jemi pranë përjetimeve më të errëta të tyre që ata kalojnë. Ajo që kam dashur t’u jap fëmijëve me autizëm, është njohja e forcës së tyre të brendshme dhe besimi se një ditë, dikur, ata gjithashtu mund ta kalojnë këtë.”
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime