SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Me dashuri nga Londra

L1,300.00

Autore: Sarah Jio

Përkthyer nga: Elona Qose

Roman

ISBN: 9789928087232

Numri i faqeve: 310

 

Përshkrimi

Kur Valentina Bejker ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeçe, nëna e saj, Eloiza, iku nga shtëpia në
Kaliforni për t’u kthyer në vendlindjen e saj, Londër. Vite më vonë, një bibliotekare në të
tridhjetat dhe me një martesë të dështuar pas vetes, jeta e Valit merr një kthesë të papritur kur
mëson se e ëma ka ndërruar jetë, duke i lënë trashëgimi apartamentin dhe librarinë e saj në
Primroz Hill në Londër.
Vali fluturon përtej Atlantikut, duke shpresuar të mësojë se kush ishte në të vërtetë nëna e saj,
ndërsa vajton për marrëdhënien që nuk kishin pasur kurrë. Hap pas hapi, Vali nis të bashkojë
copëzat e jetës së Eloizës në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dashuruar me banesën e saj ngjyrë
pastel, lagjen komode dhe librarinë në katin përdhes, si dhe duke njohur miqtë dhe dashurinë e
pamundur të së ëmës.
Një rrëfim për zbulimin e vetes, që kapërcen kohën dhe nderon lidhjet e pathyeshme të dashurisë
dhe familjes.

Vlerësime për librin
Një copëz arratisjeje, që do ti lërë shumë lexues të ëndërrojnë për dashurinë e vërtetë dhe
libraritë që mund të hapin një ditë – “Kirkus Reviews”

“Në këtë roman, Jio shpalos një përrallë të jashtëzakonshme, që do të qëndrojë me lexuesit
shumë kohë pasi të kthejë faqen e fundit. Rrëfimi i saj mjeshtëror do ti bëjë lexuesit të
hamendësojnë deri në fund – “Publishers Weekly”.

Për autoren
Sarah Jio është autore e njëmbëdhjetë romaneve, të gjithë në listat e më të shiturve të “New York
Times” dhe “USA Today”. Ajo është gjithashtu një gazetare e njohur, që ka kontribuar për
“Glamour”, “The New York Times”, “Redbook”, “The Oprah Magazine”, “Bon Appétit”,
“Marie Claire”, “Self” etj. Librat e Jio janë botuar në më shumë se njëzet e pesë vende.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Me dashuri nga Londra”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '