SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Kimia 10-11 (pjesa e dytë) + Fletore Pune.

L775.00

Libri Kimia 10-11, shitet së bashku me Fletoren e Punës!

Kimia 11

Kimia është një shkencë e lidhur me laboratorin: lënda dhe teoritë e saj janë të bazuara në vrojtime eksperimentale. Megjithatë, objekti i kimisë është përtej laboratorit; kimia lidhet me çdo aspekt të jetës sonë. Nëpërmjet saj kuptohet më mirë natyra e planetit tonë, mjedisi ku ne jetojmë, burimet që disponojmë, si dhe faktorët që ndikojnë në shëndetin tonë. Teksti përmban përmbledhje të njohurive në fund të çdo kapitulli. Aktivitete që i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë vëzhguese dhe praktike. Këshilla për studimin. Përkufizime kyç në të gjithë kapitujt dhe fjalor në fund të librit. Kontrolli i njohurive nëpërmjet pyetjeve dhe një vetëvlerësim nëpërmjet pyetjeve model për testim në fund të çdo kapitulli. Kimia është një lëndë e bukur që jep emocione, por është edhe sfiduese, pasi ka ndikim në çdo aspekt të jetës tonë. Ndërsa përballemi me sfidat e të ardhmes, pavarësisht nga drejtimi që merr në jetë gjithsecili, “këndvështrimi kimik” ruhet në mendje. ky libër t’ju ndihmojë “ta shijoni” kiminë, t’ju pajisë me njohuri të reja dhe t’ju ndihmojë të jeni të suksesshëm.  Në platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital do të gjeni video, ushtrime interaktive, teste, përgjigje të ushtrimeve etj.

Fletore Pune Kimia 10-11

Fletorja e punës se nxënësit përmban ushtrime që mundësojnë zhvillimin e aftësive themelore për të pasqyruar vrojtimet e punës, si dhe për nxjerrjen e përfundimeve nga rezultatet eksperimentale. Gjithashtu, jepen metoda që mund të përdoren (nga vetë nxënësi apo bashkë me mësuesin) për përpunimin e të dhënave dhe paraqitjen e tyre. Në këtë tekst pasqyrohen temat e po atyre kapitujve që trajtohen dhe në tekstin e teorisë. Jo domosdoshmërish duhet të kryeni zgjidhjet e ushtrimeve sipas rendit që janë paraqitur në këtë tekst, por duhet t’i zgjidhni sipas ecurisë që keni në pjesën teorike. Pyetjet janë nga të gjitha temat e programit dhe një nga synimet është që të jepen mjaft shembuj me zbatime të njohurive të fituara në program. Materialet shtesë (plotësuese) në këtë tekst tregohen me simbol S. Ky tekst vlen si për nxënësit që studiojnë pjesën kryesore teorike ashtu dhe për ata që studiojnë dhe pjesën plotësuese. Ka disa ushtrime që do t’u ndihmojnë të zhvilloni kapacitetet tuaja kërkimore shkencore dhe të zgjeroni njohuritë tuaja.
Në platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital do të gjeni video, ushtrime interaktive, teste, përgjigje të ushtrimeve etj.

Përshkrimi

Tekst shkollor për arsimin e mesëm, i miratuar nga MASR, shoqërohet me fletore pune.
Autorë: Richard Harwood, Ian Lodge
Përktheu dhe përshtati: Prof. Dr. Besnik Baraj, Alma Shehu
ISBN: 978-9928-08-241-1

Tekst shkollor për arsimin e mesëm, i miratuar nga MASR.
Autorë: Richard Harwood, Ian Lodge
Përktheu dhe përshtati: Prof. Dr. Besnik Baraj, Alma Shehu
ISBN: 978-9928-08-250-3

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Kimia 10-11 (pjesa e dytë) + Fletore Pune.”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '