Përshkrimi
Një grup fëmijësh janë në mision për të shpëtuar njerëzimin! Udhëtimi i tyre mahnitës i sjell ata në skajet e jashtme të sistemit tonë diellor. Në librin e 5 të kësaj serie aventurash në hapësirë, Olivia më në fund u zbulon të vërtetën të tjerëve dhe është e tmerrshme. Në tokë, kompjuterët po fitojnë fuqi dhe ata tashmë janë të pandalshëm. Po marrin peng njerëzit, konkurrent e tyre kryesore kur bëhet fjalë për konsumin e energjisë, dhe po i vrasin ata. Për të mbijetuar, një numër i caktuar njerëzish duhet të ikin nga toka dhe Kepler62 është vendmbërritja e tyre e zgjedhur. Joni, i cili është bartës i një virusi që mund t’i zhdukë, zgjidhet për të përfunduar detyrën.. Por ai fshihet. Ndërkaq, Ari dhe Maria zbulojnë gjithashtu se kapsula shtesë e udhëtimit në anijen e tyre hapësinore tashmë është e hapur dhe bosh. Kushdo që udhëtoi në të tani është zgjuar dhe ndodhet në Kepler62…
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime