Përshkrimi
“Gruaja brenda meje” është një histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën. Në qershor të vitit 2021, e gjithë bota e dëgjoi kur Britney Spears foli hapur në gjykatë. Ndikimi që pati ndarja e të vërtetës së saj, me zërin e saj – ishte i pamohueshëm dhe ndryshoi rrjedhën e jetës së saj dhe të shumë të tjerëve. “Gruaja brenda meje” zbulon për herë të parë udhëtimin e jashtëzakonshëm – dhe forcën që ka brenda saj njëra prej interpretuesve më të mëdha në historinë e muzikës pop. Shkruar me çiltërsi dhe humor të jashtëzakonshëm, kujtimet revolucionare të Spears hedhin dritë mbi forcën e qëndrueshme të muzikës dhe dashurisë – dhe rëndësinë që ka një grua e cila, më në fund, e tregon historinë e saj, me fjalët e veta.