SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Gjuha shqipe 11

L558.00

Gjuha Shqipe 11

Ky libër është hartuar në përputhje me programin e lëndës së gjuhës shqipe 11. Në të janë ndërthurur jo vetëm kërkesat e këtyre dokumenteve, por edhe dijet dhe përvoja jonë e përbashkët shumëvjeçare në fushën e arsimit shqiptar dhe botëror si studiues dhe mësimdhënës të fushës së gjuhës dhe të komunikimit në institucione brenda dhe jashtë Shqipërisë. Titulli “Bota në tekste” synon sërish të përcjellë tek ju, metaforikisht, përpjekjen për të sjellë botën brenda klasës dhe, njëkohësisht, për të ndërtuar nxënës “me botë” të pasur. Në këtë përpjekje jemi munduar që tekstet e zgjedhura të reflektojnë një pjesë të vlerave pasurore të kulturës së botës ku ne jetojmë sot, për të formuar nxënës që zotërojnë kompetencat kyçe, të përcaktuara edhe në kornizën kurrikulare. Libri integron fushën e të nxënit edhe me temat ndërkurrikulare nëpërmjet teksteve mbi origjinën e shqipes dhe kostumet etnografike, mbi të drejtat e fëmijëve, mbi mjedisin dhe zhvillimet e qëndrueshme etj. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, libri realizon lidhjen ndërlëndore me lëndët brenda fushës. Libri përbëhet nga 5 njësi. Çdo njësi përmban tekste dhe pyetje nga më të lehtat tek të vështirat në mënyrë që mësuesi të punojë me nxënës të niveleve dhe interesave të ndryshme, duke bërë kështu një punë të diferencuar.  Në platformën digjitale http://mediaprint.al/libridigjital do të gjeni video, ushtrime interaktive, teste, përgjigje të ushtrimeve etj.

Përshkrimi

Tekst shkollor për arsimin e mesëm, i miratuar nga MASR.
Autorë: Prof. As. Enkeleida Kapia, Lindita Murthi
ISBN: 978-9928-08-308-1

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Gjuha shqipe 11”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '