SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Duhet t’ju tradhtoj

L1,040.00

Autore: Ruta Sepetys

Përkthyese: Maniela Sota

ISBN 978-9928-087-04-1

Description

Një “thriller” historik, tronditës e befasues mbi rrjetin e spiunazhit që rrënoi një komb të tërë.
Në një botë të pushtuar nga frika, kujt mund t’i besosh?
Kristiani jeton në një vend të shtypur nga një diktator i ashpër. Në moshën 17-vje¬çare ai ëndërron të jetë i lirë, të studiojë për filozofi dhe letërsi, por çdo gjë që ai bën, thotë ose edhe mendon, kontrollohet nga Shteti. Në këtë klimë dyshimesh të vazhdueshme, a mund t’i besojë ai shokut të ngushtë, të dashurës apo edhe vetë familjes së tij?
Kur policia sekrete e shantazhon, ai duhet të zgjedhë: Do të tradhtojë njerëzit më të afërt të tij apo do të rezistojë dhe do të rrezikojë jetën e njerëzve që do?
Çfarë çmimi do të paguanit ju për lirinë?

Vlerësime për librin
Një thriller i ri i fuqishëm, i cili bazohet në ngjarje të vërteta, nga autorja e romanit “Salt to the sea”, fituese e medaljes “Carnegie”. “Ky libër të mëson, po aq sa edhe të drithëron… Jo vetëm që përshkruan pasojat destabilizuese të të qenit i spiunuar, por të bën t’i përjetosh edhe ti vetë ato… Kjo është fuqia e tij.”
– The New York Times

“Një histori që të mban zemrën peshë… Autorja, me këtë vepër të saj, është bërë tribunë e një momenti historik dhe një zë i transparencës morale.”
– The Wall Street Journal

“Pak shkrimtarë arrijnë të kombinojnë, ashtu si Ruta Sepetys, një punë të madhe kërkimore me talentin, emocionet e forta të zemrës dhe perceptimin e thellë të fakteve. Një roman i shkëlqyer që duhet ta lexoni patjetër.”
– Kirkus Reviews

“Sepetys, edhe një herë portretizon me mjeshtëri një cep të errët dhe të harruar të historisë.”
– Booklist

“Libri i ri i Sepetys i përgjigjet kalibrit që lexuesit kanë pritur nga një autore, fokusi i së cilës në misteret historike e ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes për ata që pëlqejnë këtë zhanër letrar. Sepetys është një shkrimtare e jashtëzakonshme dhe librat e saj përfaqësojnë dëshirën për të shkruar në lidhje me problematikat globale të padrejtësive shoqërore.
Për të gjitha këto dhe për vëmendjen që ajo u kushton detajeve, ky roman ia vlen të lexohet.”
– School Library Journal

Rreth autores
Ruta Sepetys u lind dhe u rrit në Miçigan, në një familje të përkushtuar pas artit, letërsisë dhe muzikës. Bijë e një refugjati, Ruta gjithmonë i është përkushtuar rrëfimit të ngjarjeve të fuqishme të njerëzimit, për të cilat nuk është shkruar mjaftueshëm dhe ajo shpreson t’u japë zë atyre që nuk kanë mundur ta tregojnë historinë e tyre. Romanet e saj historike janë botuar në më shumë se gjashtëdhjetë vende dhe kanë marrë mbi dyzet çmime letrare. Ruta Sepetys konsiderohet një romancierë “crossover”, pasi librat e saj lexohen si nga adoleshentët, ashtu edhe nga të rriturit.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Duhet t’ju tradhtoj”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '