SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Dhe pastaj, ajo u bë pemë

L1,000.00

Autor: Loer Kume
Redaktore: Suela Mino
Shtëpia Botuese Mediaprint
ISBN 9789928087140

Përshkrimi

Marta erdhi ndërsa ishim të mbyllur e të izoluar gjatë pandemisë. Filtroi nëpër këto faqe ndërkohë që unë, i shkëputur nga bota, po mësoja të fragmentarizoja gjithçka, po zbuloja doktrinën time personale: të isha esencial.
Marta vjen me udhëtimin e saj, nga vrima e gjilpërës në një qytet të vogël, drejt pushtimit të skenës në botën e madhe. Marta rrezatuese, me Martin dhe djalin, me dashurinë, pasionin, ambicien, karrierën, jetën perfekte. Dhe, që papritur ndeshet me demonin.
Kështu, Marta nis rrugëtimin e saj sfidues, zbulon se ka gjëra përtej jetës dhe vdekjes, zbulon armën e saj, gërshërën, mëson të presë, mëson të thjeshtojë. Marta shndërrohet në esenciale.
Ç’fill mund t’i lidhë Kosovën, Sirinë, Shkodrën, Durrësin, Lesbosin?

A mund të trashëgohet e keqja?
Si mund të mposhtet e keqja?
Deri sa mund të thjeshtohet një njeri, duke mbetur ende njeri?

Me një stil modern, të drejtpërdrejtë, larg klisheve dhe tabuve, autori sendërton një pasqyrë për lexuesin, me fuqinë e pasqyrës së përrallës: të tregojë të vërtetat që i kemi harruar apo që kemi drojë t’i mendojmë, t’i kërkojmë, t’i jetojmë. Dhe si çdo e vërtetë, kjo trondit dhe çliron.

Dikur në jetë, ne jemi secili në një pikëtakimi me Martën.

Marta është një heroinë e imja, teksa ecën drejt Esenciales me të qeshurën shkëlqyese dhe zgjedhjet e forta që bën në jetë. Ato zgjedhje që përcaktojnë kohën e saj të shkurtër, por të qenit aq e madhe sa mund të ketë kuptim njeriu.
Ajo la pas jetën e saj, artin më të bukur. Ndaj, historinë e Martës do t’ia tregoj unë botës.

Me këtë roman, autori Loer Kume ia del të trazojë në thelb botëkuptimin tonë, duke na tërhequr në shtigje të guximshme drejt të vërtetës së thellë që mbartim si qenie.

Për autorin

Loer Kume ka lindur në Durrës, më 12 prill 1982, është prozator dhe eseist.

Krijimtaria e tij nis në vitin 2011 me botimin e “LUX”, një përmbledhje me tregime.
Më pas krijoi dhe u bë pjesë e “Antologjia e poezisë dhe arteve vizuale – A Dangerous Method”, 2015. Përmes një cikli esesh në shtypin e ditës dhe në blog, nën titullin “Sfera Shqipe” shtjellon analiza të fenomeneve shoqërore e kulturore shqiptare.

Në vitin 2017, boton romanin “Histori e shkurtër e rrëmujës“.  Në 2019, shpallet fitues i çmimit “Kadare”, me përmbledhjen me tregime “Amygdala Mandala”, – “si përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh, që eksperimenton në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit, duke sjellë kështu një frymë të re në letërsi”.  Në vitin 2021, “Amygdala Mandala” përzgjidhet në pesë finalistët e çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë.  Nga viti 2021-2023 shkruan kolanën e përjavshme “Rock Rrëmujë” në suplementin letrar “Leteratura”. “Dhe pastaj, ajo u bë pemë” është libri i katërt i tij.

Loer Kume jeton aktualisht në Durrës, me bashkëshorten, vajzën dhe djalin e tij, në “Shtëpinë e Luleve”. Kume ndan kohën mes letërsisë, profesionit si stomatolog në klinikën dentare “Kume”, dhe pasionit për muzikën e pikturën.

Ai e quan veten “artist pa përkatësi”.

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Dhe pastaj, ajo u bë pemë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '