SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Brenga e prokurorit

L1,200.00

Autor: Ahmet Prençi
ISBN 9789928086600

Përshkrimi

Një ngjarje e pazakontë që zhytet thellë në skutat e një sistemi drejtësie sa të kalbur njëherësh edhe në përpjekje për të pastruar vetveten. Ndodhi të fshehura në skuta errësire që kur dalin në dritë, tronditin. Personazhe të vendosur në një mjedis social dhe në marrëdhënie që ngjajnë sa reale aq edhe imagjinare. Një prokuror që mishëron idealet gati gati utopike dhe forcën për të bërë drejtësi. Karaktere personazhesh, ndodhi, të papritura që e mbajnë lexuesin deri në faqen e fundit me kureshtjen se, cili do të jetë vendimi i Martin Gurit.
Në romanin “Brenga e prokurorit”, ashtu si te romani “Anja”, duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve, metamorfizimi i tyre nga të qënurit real në një të vërtetë fiktive. Prokurori Martin Guri, grotesku Zambak Boja e sidomos vrasësi Marjan Boja – ky i fundit një karakter që nuk shqitet nga vëmendja e lexuesit, një ndër karakteret më të mirëgdhendur në veprat e botuara – krijojnë atmosferën e Sicilisë së romaneve të Leonardo Shasha-s. Vepra ka dy realitete: ky i përditshmërisë tonë dhe, ai i fqinjit adriatikas, që nuk duken shumë fort të largët, sidomos si realitete romaneske.
Rudolf Marku – Shkrimtar

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Brenga e prokurorit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '