Përshkrimi
Pasi arratiset nga një martesë me mblesëri dhe e dhunshme, shtatëmbëdhjetëvjeçarja Lakshmi largohet nga fshati i prapambetur i viteve 1950 drejt qytetit plot gjallëri të Xhaipurit. Atje, bëhet artiste e kënasë dhe njeri i besuar, e kërkuar së tepërmi nga gratë e pasura të shtresës së lartë. Por, megjithëse i besohen të fshehtat e pasanikëve, kurrë nuk mund t’ua zbulojë atyre të fshehtat e veta…
E njohur për vizatimet origjinale dhe këshillat e urta, Lakshmi duhet të veprojë me kujdes për të shmangur thashethemet ziliqare që mund t’i shkatërrojnë emrin e mirë dhe jetesën. Ndërkohë që ndjek ëndrrën për një jetë të pavarur, një ditë befasohet kur ndeshet me burrin, i cili e gjen pas aq shumë vitesh, i ndjekur nga një vajzë e vogël plot gjallëri – një motër që Lakshmi nuk e dinte që e kishte. Papritur, maturia që e kishte kultivuar me aq kujdes, i kërcënohet. Megjithatë, ajo këmbëngul, duke përfituar nga talenti dhe duke ndihmuar njerëzit që e rrethojnë.
Plot jetë dhe tërheqës, në portretizimin e betejës së një gruaje për vetëpërmbushje, në një shoqëri që lëkundet mes tradicionales dhe modernes, libri “Artistja e kënasë” hap një derë drejt një bote sa të harlisur e magjepsëse, aq edhe të zymtë e mizore.
ALKA JOSHI është autore bestseller sipas gazetës “New York Times”. E lindur në Indi dhe e rritur në Shtetet e Bashkuara që në moshën nëntë vjeçare. Ajo ka kryer studimet Baçelor në Universitetin e Stenfordit dhe Masterin në Artet e Bukura në Kolegjin e Arteve të Kalifornisë. Jeton në Pasifik Grov, Kaliforni, me bashkëshortin.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime