SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Anja

L1,000.00

Autor: Ahmet Prençi

Roman

Nr. i faqeve: 304

ISBN: 9789928087645

 

Përshkrimi

“Anja” rrëfen shumë më tepër sesa një histori epike dashurie. Duke i qëndruar linjave dhe botëkuptimit klasik mbi letërsinë, autori e pasuron ngjarjen e fortë të këtij romani me ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e vet në komunikim me lexuesin.
Historia e Anjës dhe Antonit është dëshmi për një lexues pasionant, mendjehapur dhe me shije…
Romani “Anja” është një befasi që të rrëmben, deri në faqen e fundit. Përjetimet e personazheve, përsiatjet dhe përpjasjet e tyre psikologjike, përshkrimet elegante të mjedisit ku zhvillohen ngjarjet e përfshijnë lexuesin në një rrëfim intensiv dhe të pashlyeshëm.
Me gjuhë të zgjedhur dhe ndërkallje peizazhesh gjeografikë e njerëzorë, personazhe të gdhendur bukur, libri të mbërthen dhe të zhyt në një rrëfim plot përthyerje ngjarjesh, vendesh dhe karakteresh.
Me “bisturinë” e fjalës, autori depërton thellë në shpirtin e një burri dhe një gruaje, tregon lumturinë dhe mallkimin e tyre, duke bërë një grafi unike mes dy gjysmave të jetës njerëzore, që duke u bashkuar e tretur mes tyre krijojnë mirazhin e jetës dhe të trashëgimisë. Autori është i egër dhe i pamëshirshëm në ndërtimin e fatit të heronjve të vet, por i vërtetë dhe thellësisht njerëzor në rrëfim.
***
Me intuitën apo instinktin e shkrimtarit, autorit nuk i ka ikur nga duart kjo histori; ka qëndruar gjatë me të, ka ndërtuar qytete dhe ka skalitur personazhe, ka sjellë Shqipërinë e atëhershme dhe atë të tranzicionit, ka sajuar shi, borë, akull, dhimbje, dashuri, dramë, ka vënë gishtin mbi plagë, por dhe ka shëruar shpirtra. Ka ravijëzuar profilin e një malësori, ndërsa ka pikturuar në akuarel një “Anja” të paharruar. Me këtë roman, lexuesi do t’i dhurojë vetes kënaqësi estetike dhe përjetim të thellë emocional përmes një proze magjike.
Dashuria e jetuar furishëm në pak ditë, është ura që lidh zemrat e personazheve dhe dëshmon përjetësinë e tyre. Nëpërmjet kësaj historie autori zhbën mite, shpalos me mençuri tradita e zakone, duke i dhënë trajtë të qenësishme dashurisë së përjetshme mes një burri dhe një gruaje.

 

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Anja”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '