Brenda panairit “Bli dhe dhuro një libër”!

Brenda panairit “Bli dhe dhuro një libër”!


Shtëpia botuese “Mediaprint” dhe drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Protagonisti” zhvilluan këtë të mërkurë panairin e librit “Bli dhe dhuro një libër”.

Synimi i këtij panairi ishte që nxënësit të afrohen me librin artistik, gjë e cila duhet thënë se u realizua me sukses. Është kaq e rëndësishme që të rinjtë të lexojnë në gjuhën shqipe, për të pasuruar fjalorin, rritur aftësinë për të komunikuar dhe nxitur imagjinatën.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe autori i ri Rejvi Dervishi, i cili në bashkëpunim me Shtëpinë botuese “Mediaprint” ka dy libra shumë të bukur, “Letra në Ishull”, botuar në vitin 2021, dhe “Misteri O.S.” në vitin 2023.

Rejvi pati një bashkëbisedim të frytshëm me nxënësit, ku teksa foli për dy librat dhe ndau përvojën e tij të të shkruarit, pa hezitim iu përgjigj pyetjeve të nxënësve që ishin të pranishëm.

Pas takimit, u mbajt panairi ku spikati interesi i i lartë i nxënësve nga të gjitha klasat.

Në fund, Shtëpia botuese “Mediaprint” bëri një donacion të vogël për bibliotekën e shkollës “Protagonisti”.