SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Gjëra që ngjasin

L800.00

Autori: Ylljet Aliçka

Roman

Nr. i faqeve: 146

ISBN: 9789928088581

Description

Romani “Gjëra që ngjasin” është një ironi dramatike për etjen mediatike perëndimore për histori “primitive”, përplasjen midis mitit dhe realitetit, duke na rrëfyer se si legjendat mund të shndërrohen në mall, të shfrytëzohen dhe të keqkuptohen. Një roman ku dëshirat vetjake ndërthuren me fantazitë kolektive, të fabrikuara nga perceptimi i jashtëm dhe ambicia e brendshme, atje ku ekzotizmi perëndimor ballafaqohet me oportunizmin lokal.

Romani ndjek përpjekjen e një ekipi francez dokumentarësh për të zbuluar “kulturën misterioze të gjakmarrjes” në Shqipëri, duke na  zbuluar një peizazh kompleks njerëzor, ku e vërteta dhe trillimi turbullohen dhe ku secili përpiqet të mbijetojë në mënyrën e vet. Klishetë vazhdojnë, miti mbijeton, jo përmes kodeve të lashta, por përmes oportunizmit modern dhe mbijetesës teatrale.
Rrëfimi mbaron aty ku fillon, aty ku mitet e lashta inskenohen, shiten dhe konsumohen nga ata që kërkojnë shpëtim, famë, azil ose thjesht një jetë më të mirë.
Një roman për brishtësinë e së vërtetës dhe të një vallëzimi tragjikomik midis traditës së vërtetë dhe identitetit të fabrikuar.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Gjëra që ngjasin”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '