Përshkrimi
Shangai, i njohur si “Perla e Lindjes” na fton të shikojmë përtej asaj ç’ka ndodhet mbi det. Shangai i viteve ’60, një qytet industrial, që gumëzhinte deri natën vonë.
Ç’nuk kishte në këtë qytet: banditë të ardhur nga të katër anët, madje edhe nga përtej detit, që luanin kumar nëpër lokale luksoze të destinuar për punë të tilla, kishte gra të huaja, ushtarakë të huaj dhe anije të huaja me grykat e topave në drejtim të qytetit. Njerëzit e ujit, të sprovuar nga kushtet klimatike, bastisjet e shumta, sytë grabitqarë që synojnë të prishin mundin e tyre bëhen qendra e romanit “Shtrëngatë në Huangpu”. Një sërë ngjarjesh, që të rrëmbejnë si ujërat e lumit. Jan Fu, një vajzë jetime, e rritur dorë më dorë nga njerëzit e lumit Huangpu.
E rrethuar nga rreziqet që i kanoseshin nga burra të budallepsur për dashuri. Shpëtimi i saj për t’u larguar nga jeta në ujë, bëhet xhaxhai, i cili e dërgon te Van Tuni, pronar i fabrikës së tekstilit, “Fijet e arta”….
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime