Përshkrimi
Fshehur në thellësitë e Londrës së shekullit XVIII, një barnatore sekrete ka klientë të pazakontë. Gratë e të gjithë qytetit flasin me pëshpërima për një njeri misterioz me emrin Nela, e cila shet helme të maskuara mirë. Por fati i barnatares vihet në rrezik kur klientja më e re, një 12-vjeçare e shkathët, bën një gabim të rëndë, duke shkaktuar një varg pasojash që ndihen nga shekulli në shekull.
Ndërkohë, në Londrën e ditëve të sotme, historiania Karolinë Parsiuell po e kalon vetëm 10-vjetorin e martesës, gjendur në një situatë të vështirë. Kur i bie rastësisht në dorë diçka për vrasjet e pazgjidhura që tronditën Londrën dyqind vjet më parë, jeta e saj ndesh jetën e barnatores në mënyrë krejt të papritur dhe dikujt nuk do t’i shkojnë punët mirë.
E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, “Sekretet e barnatores” është një roman me sekrete, hakmarrje, por që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime