Mediaprint-Shtëpia juaj e dijes

Që nga viti 2006, shtëpia botuese “Mediaprint” është në shërbimin tuaj për të sjellë dije dhe kreativitet në çdo faqe të jetës suaj. Rrugëtimi ynë nisi me tekstet shkollore dhe didaktike, dhe pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm në eksplorimin e letërsisë artistike për fëmijë dhe të rritur, jemi lider në botimin e saj.

CILAT JANË ARRITJET TONA?

Botime shkollore të një niveli të lartë që shërbejnë drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe të edukimit. Fillimisht kemi botuar tekste shkollore të Biologjisë dhe të Gjuhës angleze për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm. Më tej vijuam me botimin e një game të gjerë tekstesh shkollore: Abetare, Gjuha shqipe, Matematika, Fizika, Kimia, Edukata shoqërore, TIK, libra të shkencave sociale, si Psikologjia, Filozofia dhe shumë të tjera. “Abetarja mbarëkombëtare”, me autore, profesoresha nga më të zëshmet nga Shqipëria dhe Kosova, është një nga risitë e Mediaprint e cila është e përshtatshme për tu përdorur në të gjitha trevat shqipfolëse dhe në diasporë. Ne synojmë ta vijojmë këtë rrugëtim dhe me botime tona të shkojmë përtej kufijve, në të gjitha trevat shqipfolëse dhe në diasporë. Mediaprint është një partnerë i besueshëm në procesin e ndryshimit dhe të transformimit të arsimit parauniversitar. Shtëpia botuese “Mediaprint” është bërë pjesë e ndryshimeve që kanë pësuar politikat arsimore të edukimit, që nga viti 2006 dhe në vazhdim, në procesin e botimit të teksteve shkollore. Synimi për të realizuar tekste sa më cilësore, jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje, e ka rritur kompaninë tonë, duke e çuar drejt zbatimit të standardeve bashkëkohore. Partneriteti mes shtëpisë botuese dhe autorëve ka bërë që më tepër se 50 autorë tekstesh dhe rreth 180 bashkëpunëtorë, të realizojnë botimin e dhjetëra teksteve shkollore dhe fletoreve të punës që iu vijnë në ndihmë nxënësve. Gjithashtu, Kompania “Mediaprint Sh.p.k”, iu ka ardhur në ndihmë të gjithë mësuesve me anë të materialeve ndihmëse, ku përfshihen libri i mësuesit, planet mësimore, ditarët, testet, projektet, duke ua bërë më të lehtë punën të gjithë arsimtarëve.

Partneritete me ekselencë ndërkombëtare. Ne bashkëpunojmë me shtëpitë botuese të njohura si Oxford, Cambridge dhe Pearson për të sjellë tekste të përkthyera me cilësi të lartë të Matematikës, Biologjisë, Fizikës dhe Kimisë.

Inovacion në botimin e teksteve të digjitalizuara. Ne kemi avancuar në botën digjitale me prezantimin e platformës sonë “Mediaprint Online” – një hap i madh përpara në digjitalizimin e librave tanë dhe ofrimin e mësimeve interaktive, të cilin synojmë ta zhvillojmë çdo ditë e më shumë. Vizitoni mediaprint.al/libridigjital për të eksploruar librat dhe materialet tona të digjitalizuara.

Libra universitarë me vlerë. Mediaprint ka sjellë përkthime të teksteve universitare të rëndësishme në fushën e ekonomisë nga autorë të shquar si Mishkin, Ehrhardt, dhe Modigliani. Çdo libër është përzgjedhur dhe përkthyer me kujdes për të siguruar cilësi dhe saktësi shkencore. Përzgjedhja e tyre është bërë nga një bord profesorësh të ekonomisë, të cilët kanë vlerësuar se janë botime me vlerë në fushën e financave dhe themelore për studentët. “Mediaprint” ka bashkëpunuar me profesorë të njohur në përkthimin e këtyre botimeve, të cilët vijnë në gjuhën shqipe me cilësi të shkëlqyer përkthimi dhe saktësi shkencore.

Letërsi për fëmijë që frymëzon, zbavit dhe edukon. Që nga viti 2011, kemi sjellë një gamë të pasur botimesh për fëmijë të të gjitha moshave. Rrugëtimi nisi me kolanën e edukimit financiar për moshat nga 6-18 vjeç, si dhe libra artistikë për fëmijë në partneritet me shtëpi botuese prestigjioze të huaja, duke përfshirë serinë e njohur “Nikolasi i vogël”.  Botimi i serisë së famshme “Nikolasi i vogël” u pasua nga shumë botime të tjera, duke krijuar një eksperiencë të bukur dhe të suksesshme në botimin e letërsisë klasike dhe bashkëkohore, ku mund të përmendim botimin e serisë “Kikirika Xhons” nga Rob Biddulph. serinë e Kepler me autorë Timo Parvela, Bjorn Sortland, “Aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës” i Alice Pantermüller, serinë “Nevermor” të Jessica Townsend,  etj. Ndërkohë “Vajza që donte të shpëtonte librat” i Klaus Hagerup është ndër librat më të lexuar nga lexuesit e vegjël të Mediaprint është ndër librat më të shitur për fëmijë të Mediaprint.

Misioni ynë është përçimi i mesazheve që iu shërbejnë brezave të rinj, pasi edukimi i brezave është qëllim parësorë për ne. Shumë nga librat tanë për fëmijë përcjellin mesazhe kundër bullizmit, dëftojnë përmes ngjarjeve dhe tregimeve si të menaxhohen emocionet, sesi fëmijët ti kuptojnë emocionet e tyre, rëndësia e aktiviteti fizik, rëndësia e aktiviteteve në natyrë, etj. Shtëpia botuese “Mediaprint” është e vetëdijshme se një i ri lexues, në të ardhmen e afërt do të bëhet një drejtues i denjë dhe do ti shërbejë më së miri shoqërisë.

Redaksia e librit për fëmijë ka në fokus të veçantë gjithashtu letërsinë shqipe për fëmijë. Autorët e mirënjohur Adelina Mamaqi, Rovena Rrozhani, Zimo Krutaj, Laureta Lilaj, Xhahid Bushati, Valbona Banka, apo edhe krijues të rinj, si Rejvi Dervishi, i kanë prezantuar lexuesve të vegjël libra mjaft tërheqës, të cilët janë vlerësuar me çmime kombëtare. Ne bashkëpunojmë me autorë të njohur dhe ilustrues të talentuar për të krijuar përvoja të paharrueshme për të gjithë fëmijët, si një proces i rëndësishëm. Ilustrues mjaftë të njohur si, Artur Dauti dhe Ledia Kostandini, etj., kanë ilustruar botimet tona, duke i përshtatur në varësi të moshës dhe interesave të fëmijëve.

Letërsi artistike që të mbërthen.  Mediaprint ofron një koleksion të pasur të librave artistikë nga autorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Librat artistikë përfshijnë autorë shqiptarë, ku mund të përmendim, Eleni Laperi me “Kolë Idromeno-themeluesi i artit realist shqiptar”, Rudolf Marku, “Veshun me diell, mbathun me hanë”, Evarist beqiri me “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, Suzana Varvarica me 20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë”, Dritan Egro me “Tirana – tri jetët e një qyteti”, Roland Tasho  me “Kadare dhe Gjirokastra”, Ahmet Prençin me dy romanet “Anja” dhe “Brenga e prokurorit”, Sonila Strakosha me “Ngjyrat e viteve”, etj. Libra me në fokus diplomacinë si “50 vjet marrëdhënie me jashtë 1998-2010” i Dashnor Dervishit, libra me në fokus shëndetin si, “Të shëndetshëm dhe në formë” i Ciro Vestitës,  “Burgu i shëndetit” i Altin Jokas, “Top Form” i Lajla Pernaskës etj., libra si “Biologjia,shkenca e jetës” dhe “Transhumanizmi – Përtej njeriut – A mund ta shkruajmë librin e jetës?” të Prof. Dr. Ethem Rukës. Libra me në fokus disiplinën, motivimin, të jetuarit e shëndetshëm, siç janë: Ditari i Ceo-s i Steven Bartlett, “ Tina Turner – lumturia je ti” me autorë Tina Turner, Regula Curti and Taro Gold, Kamala Harris, biografi, si dhe libra mbi prindërimin siç është “Harta e prindërimit” e Dr. Shefalit.

Libra artistikë të huaj, të shqipëruar në mënyrë të shkëlqyer në gjuhën e pasur shqipe kanë pasuruar oazën e “Mediaprint”. Redaksia e librit artistik është kujdesur që të sjellë autorë të njohur ndërkombëtarë, si Alka Joshi, me trilogjinë e “Xhaipurit”, Sarah Penner me “Sekretet e Barnatores”, Charmaine Wilkerson me “Torta e zezë”,  Marie Benedicy me “E vetmja grua në dhomë”, Kristin Harmel me “Ëmbëlsia e harresës” dhe “Libri i emrave të humbur”, Kerry Lonsdale me “Më kujto”, Christina Lauren me “Muaj mjalti nga halli” dhe “Vetëm për dashurinë”, si dhe “Në kufijtë e mallit dhe brengës” nga Dorit Rabinyan, etj.

ZBULONI DHE SHIJONI BOTIMET TONA.

Vizitoni faqen tonë për të eksploruar më shumë mbi librat dhe projektet tona të fundit. Mediaprint është këtu për të sjellë dijen dhe kreativitetin në çdo faqe të jetës tuaj.

Jeni të ftuar të bëheni pjesë e komunitetin tonë të lexuesve, si dhe të autorëve po ashtu.

Botime të reja po vijnë, misioni për të sjellë letërsi të mirë që të ushqen shpirtin dhe mendjen vazhdon.