SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Të shëndetshëm dhe në formë në çdo moshë

L700.00

Të flasësh për ushqyerjen nënkupton të flasësh më përgjithësisht për stil jetese, duke nisur nga ushtrimet fizike, që janë gjithnjë thelbësore.Në këtë libër ju njohim me aktivitetet më të përshtatshme për çdo fazë të jetës, që prej lëvizjeve të para kuturu të këmbëve tek i porsalinduri deri te joga për moshën e tretë. Të gjithë librin e përshkon një linjë që merret me trajtimin dhe analizimin e toksinave të shumta, ndaj të cilave jemi të ekspozuar në përditshmëri dhe na rrezikojnë shëndetin tonë.  Shumë të dobishme janë edhe informacionet mbi barërat më të përshtatshme mjekësore, për të trajtuar në mënyrë tërësisht natyrale shqetësimet e ndryshme. Një libër ndryshe nga të tjerët mbi mënyrën e ushqyerjes dhe përkujdesit ndaj shëndetit. Për herë të parë, Ciro Vestita, Federica Alaura dhe Irene Gelli na paraqesin një panoramë të detajuar dhe të thelluar mbi ushqyerjen e duhur në të gjitha fazat e jetës, duke nisur që nga shtatzënia, fëmijëria, pjekuria dhe mosha e pleqërisë. Cilat janë ushqimet më të mira kur pret një fëmijë? Është vërtet e nevojshme ta pasurosh dietën ushqimore të një adoleshenti që bën shumë sport? Si të ndryshosh regjim kur oreksi dhe nevojat kalorike zvogëlohen në vitet e argjendta? Lexuesi mund të kuptojë, në këtë mënyrë, atë që ndodh me trupin e tij me kalimin e kohës dhe të përshtatë zakonet e ushqyerjes pa sforcime të tepërta. Me një rrugëtim të gjatë si nutricionist i nivelit të parë dhe i ndërgjegjshëm për fuqinë kurative të bimëve, Vestita ka hartuar një manual të vërtetë me sjellje të shëndetshme, shumë prej të cilave të panjohura më parë dhe pak të praktikuara, që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës, duke i kushtuar vëmendje dhe duke ofruar sugjerime për secilin prej nesh, në çdo moshë. Sepse, siç na mëson Ciro Vestita, të jetosh gjatë dhe në formë nuk është një mirazh, por nevojiten këshillat e duhura, një angazhim i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha kënaqësia e kujdesit ndaj vetes.

Përshkrimi

Përkthyes: Regel Rizaj
Përshtati dhe redaktoi: Elona Qose
ISBN: 978-9928-08-417-0

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Të shëndetshëm dhe në formë në çdo moshë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '