Të njohim autorët tanë: Rejvi Dervishi!
Rejvi Dervishi ka lindur në Tiranë, më 1 korrik 2007. Aktualisht është nxënës i vitit të parë në gjimnazin “Dertliu”. Deri tani ka botuar dy libra: “Letra në Ishull” në vitin 2021” dhe “Misteri O.S.” në vitin 2023.
Libri “Letra në Ishull” është shpallur nga platforma “Bukinist” si “Libri më i mirë i letërsisë për fëmijë”. Po ky libër është shpallur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit fitues i “Fondit të Librit me ilustrime” në vitin 2020.
Ilustruesi i Librit, Artur Dauti është vlerësuar me motivacionin: “Për strukturën bashkëshoqëruese të vizualizimit të tekstit, duke i dhënë ritëm dhe aksion formës lëvizëse të të lexuarit. Ka një shtrat të parë e të tejrrahur në formë, duke e vendosur ilustrimin në një traditë të hershme”.